Lidhje

Vritet një udhëheqës i al-Kaidës në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Vritet një udhëheqës i al-Kaidës në Afganistan

Vritet një udhëheqës i al-Kaidës në Afganistan

Forcat nën drejtimin e NATO-s në Afganistan thonë se një udhëheqës i lartë i Al Kaidës me lidhje me rrjetin Hakani u vra në sulmet ajrore në provincën juglindore Khost, pranë kufirit me Pakistanin.

Në një deklaratë thuhej se krahas me militantin e njohur si Dilawar, u plagosën dy nga shoqëruesit e tij. NATO tha se Dilawar ishte ndihmësi kryesor i Haxhi Mali Khanit, udhëheqësi kryesor i rrjetit Hakani në Afganistan dhe se ai u vra një javë pas kapjes së Khanit.

NATO e akuzon Dilawarin për bashkëpunim me Khanin në sulmet kundër forcave afgane dhe atyre të koalicionit në rajonin kufitar. Në deklaratë thuhet gjithashtu se ai ishte përgjegjës për krijimin e kushteve për lëvizjen e luftëtarëve dhe armëve në rajon.

XS
SM
MD
LG