Lidhje

Kryeministri i Serbisë në Kosovë

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, ka qëndruar për një vizitë kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet parlamentare serbe që mbahen më 24 prill. Pak para mbërritjes së tij një bombë dore është hedhur në një sallë sportesh në veriun e banuar me shumicë serbe, që kaloi pa dëme në njerëz. Kryeministri serb tha se vetëm një Serbi e fortë mund të mbrojë interesat e Serbisë dhe të popullit të saj në Kosovë, dhe "këtë porosi" tha ai "ua drejton atyre që me bombë dhe me rafalë provuan ta frikësojnë".

Trego komentet

XS
SM
MD
LG