Lidhje

Serbia mohon përfshirjen pas arrestimit në Malin e Zi të një ish-komandati serb


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha sot se nuk beson që ish-komandati i forcave speciale serbe, Bratislav Dikiç, po planifikonte të merrte pjesë në ndonjë akt terrorist në Malin e Zi dhe se do të donte të merrte më shumë të dhëna serioze për këtë akuzë. Kryeministri Vucic gjithashtu njoftoi se Serbia do të ofrojë ndihmë konsullore për shtetasit e saj të arrestuar në Malin e Zi.

Sipas Ministrisë së Brendshme malazeze, ish-komandanti i forcave speciale serbe Dikiç, është ndër 20 personat e arrestuar ditën e djeshme që planifikonin të mblidhnin armatim dhe të sulmonin institucionet, policinë dhe përfaqësuesit e shtetit të Malit të Zi. Të 20-të personat e ndaluar po mbahen në një njësi hetimore paraburgimi në Podgoricë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG