Lidhje

Vuçiç në Uashington, takim me Këshilltaren e Sigurisë Kombëtare


Vucic

Vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç komentoi sot pas takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me këshilltaren a sigurisë kombëtare të SHBA, Susa Rice.

"Jam i kënaqur me bisedimet që zhvilluam më zonjën Susan Rice. Unë dhe ministri Vujoviç, paraqitëm atë që ka bërë Serbia në rrafshin politik dhe ekonomik. Mendoj se mikpritësit tanë, përfaqësuesit e SHBA-së janë të kënaqur me qëndrueshmërinë politike në gjithë rajonin ku Serbia ka gjithsesi ndikim, i respektojnë reformat ekonomike që ka bërë Serbia, prandaj jam i kënaqur që patëm mundësinë që t’i paraqesim këto rezultate. Kemi biseduar dhe u jemi lutur atyre për mbështetje më të madhe amerikane në rrugën evropiane të Serbisë dhe mendoj se do të kemi një mbështetje të mirë të miqve tanë amerikanë për hapjen e kapitujve të parë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne jemi shumë të kënaqur dhe e falënderojmë sërish zonjën Rice që pas tragjedisë që goditi familjen Biden, gjeti kohë për të na pritur."

"Biseduam për marrëdhëniet që ka Serbia në rajon, për raportet që kemi me Prishtinën, më Shqipërinë, me Bosnje-Hercegovinën. Unë e vura theksin tek vizitat dhe rezultatet e vizitave në Sarajevë e në Tiranë kohë më parë. Theksova orientimin e fuqishëm të Serbsië që të ndikojë në ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon, i bindur plotësisht se kjo është rruga e vetme përpara për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor."

Lidhur me Maqedoninë, biseduam shumë shkurt, tha zoti Vuçiç.

"Unë thashë se jam krenar dhe i kënaqur që Serbia nuk ka ndikuar aspak në krijimin apo thellimin e krizës në Maqedoni. Ne e vlerësojmë Maqedoninë si fqinjë miqësore dhe gjithmonë do të kemi një qasje të tillë. Në asnjë mënyrë nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të Maqedonisë. Mendoj se ky është një qëndrim i drejtë, korrekt dhe i ndershëm."

Zoti Vuçiç tha se gjatë bisedimeve ishte diskutuar edhe çështja e diversikimit të burimeve të energjisë për Serbinë.

“Detyra ime si Kryeministër është të siguroj gaz të mjaftueshëm për Serbinë për vitet 2019 dhe 2020 dhe këtë po bëj edhe këtu. Shpresoj se do të marrim shumë mbështetje nga SHBA, jo vetëm përsa i përket rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian por edhe diversifikimit të mundshëm të burimeve të gazit për Serbinë dhe për vetë Ballkanin Perëndimor,” tha kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

XS
SM
MD
LG