Lidhje

Vullkani kërcënon dhjetëra shtëpi në Havai


Një vullkan me shtratin e llavës me gjerësinë prej 50 metrash po derdhet në ishullin amerikan të Havait, duke rrezikuar të djegë shëpitë që ndodhen rrugës.

Gjeologët thonë se llava ndodhet tani 7- metra larg qytetit të Pahoas dhe mund të arrijë atje deri nesër.

Rreth 1 mijë banorët e fshatit janë larguar nga ajo që zyrtarët e cilësuan arritja e paevitueshme e lumit të zjarrtë të llavës me temperatura deri në 2 mijë gradë të vullkanit Kilauea. Autoritetet i kanë thënë mijëra banorëve të tjerë të përgatiten për evakuim.

Kryqi i Kuq tha se do të hapin një strehim për banorët më të rrezikuar.

Ish plantacioni i sheqerit me vlera historike, sot një rrugë me dyqane të vogla dhe banesa ndodhet në ishullin e madh të Hawait, “Big Island” më i madhi i tetë ishujve kryesorë që përbëjnë shtetin amerikan të Paqësorit.

Llava që kërcënoi qytetin filloi më 27 qershor, por Vullkani Kilauea ka filluar të aktivizohet që nga viti 1983

XS
SM
MD
LG