Lidhje

Warren Buffet është prekur nga kanceri i prostatës

  • Zëri Amerikës

Miliarderi amerikan Warren Buffet ka njoftuar se ka kancer në prostatë në fazë të hershme.

Investitori 81 vjeçar dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Berkshire Hathway, tha në një letër drejtuar aksionerëve të tjerë të kompanisë se gjëndja e tij shëndetësore nuk “është kërcënuese për jetën” ose “me efekte të mëdha negative”.

Ai tha se mjekët e diagnostikuan atë të mërkurën e kaluar dhe se do të nisë një trajtim dy mujor në mesin e muajit korrik.

Warren Bufet është një prej 20 njerëzve më të pasur të botës, sipas faqes Forbes.com dhe agjencisë së lajmeve të biznesit Bloomberg.

Pasuria e tij kap shifrën e rreth 44 miliardë dollarëve.

XS
SM
MD
LG