Lidhje

Marshim kundër abortit në Uashington


Kundërshtarë të abortit marshuan sot në Uashington, edhe pse temperaturat ishin nën zero gradë Celcius, për të protestuar ndaj ligjërimit të abortit, duke cituar edhe fjalë që shprehnin mbështetjen për ta nga Papa Françesku.

Dhjetra mijëra vetë u mblodhën sot në Parkun Kombëtar të Uashingtonit, për marshimin e përvitshëm, që njihet si “marshimi i jetës” dhe që mbahet në përvjetorin e vendimit historik të Gjykatës së Lartë “Roe versus Wade'-it”. Ky vendim e bëri abortin një të drejtë të sanksionuar me kushtetutë.

Pjesëmarrësit përfshinin një numër nxënësish nga shkollat e mesme katolike dhe studentë kolegjesh nga i gjithë vendi.

Papa Françesku i dërgoi një mesazh me Twitter pjesëmarrësve në marshimin kundër abortit. Ai lutej për ndihmën e Zotit për njerëzit që respektojnë jetën, sidomos për personat më delikatë.

Presidenti Barak Obama tha sot se 41-vjetori i vendimit të Gjykatës së Lartë është një mundësi që njerëzit të përkushtohen përsëri ndaj parimit se “çdo grua duhet të jetë e aftë të bëjë zgjedhjet e veta lidhur me trupin dhe shëndetin e vet”.

Kundërshtarët e abortit thonë se marshimi i këtij viti përqëndrohet tek eliminimi i stigmës që ekziston lidhur me abortin, si një alternative ndaj abortit për gratë shtatzënë të cilat ndodhen në rrethana të vështira.
XS
SM
MD
LG