Lidhje

Washingtoni kritikon Izraelin pas njoftimit për ndërtimin e banesave të reja


Sekretarja Clintont tha se administrata Obama ja ka bërë të qartë Izraelit se aktivitete të tilla e çojnë prapa procesin e paqes

Shtetet e Bashkuara kritikuan Izraelin, që njoftoi se synon të ndërtojë 3 mijë banesa të reja në Rripin e pushtuar të Gazës dhe në Jeruzalemin Lindor, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi dje kërkesën e Autoritetit Palestinez për të ngritur statusin e saj në atë të një shteti jo-anëtar vëzhgues.

Sekretarja Clintont tha se administrata e Presidentit Obama, si edhe administrata të mëparshme, ja ka bërë shumë të qartë Izraelit se aktivitete të tilla e çojnë prapa çështjen e vendosjes së paqes përmes bisedimeve. Sekretarja Clinton foli mbrëmë para një forumi në Washington, i organizuar nga Qendra Saban për Politikat e Lindjes së Mesme.

Të pranishëm në sallë ishin Ministri i Jashtëm izraelit Avigdor Lieberman, si dhe Minsitri i Mbrojtjes Ehud Barak. Disa zyrtarë izraelitë, që kometuan për shtypin në kushtet e anonimitetit, thanë se qeveria e kryeminsitrit Benjamin Netanjahu ka autorizuar planet për ndërtime të reja, si dhe për një krijimin e një zone paraprake punimesh në rajone të tjera të Bregut Perëndimor. Ky veprim i Izraelit i ka zemëruar palestinezët, të cilët po festonin vendimin historik të Kombeve të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG