Lidhje

Gazeta akuzon kongresmenë për shkelje etike


Sipas gazetës Washington Post , disa anëtarë të Kongresit amerikan dhe stafet e tyre vazhdojnë të bëjnë udhëtime jashtë vendit të financuara nga Kina dhe qeveri të tjera, megjithë rregullat e reja të etikës.

Sipas gazetës, një studim tregon se në vitin 2011, pati 21 ligjvënës amerikanë që bënë udhëtime të financuara nga qeveri të huaja, shifër kjo dy herë më e madhe se sa në vitet e mëparshme. Gazeta thotë se mes viteve 2005 dhe 2011, stafet e ligjvënësve kryen rreth 800 udhëtime falas.

Organizatorët thonë se udhëtimet janë një mënyrë e rëndësishme që stafet të vizitojnë vende të ndryshme pa u bërë barrë për taksapaguesit.

Por gazeta Washington Post ve në dukje se mes viteve 2008 dhe 2010, stafet që realizuan udhëtime të financuara nga qeveri të huaja u kontaktuan mëse 200 herë nga lobistët e vendeve ku shkuan. Lobistët u kërkuan atyre të diskutonin për ligje ose për çështje që kishin të bënin me tregtinë dhe marrëdhëniet me jashtë.

XS
SM
MD
LG