Lidhje

Uashington Post: Agjentët e FBI-së ishin paralajmëruar para sulmeve në Bombei


Uashington Post: Agjentët e FBI-së ishin paralajmëruar para sulmeve në Bombei

Uashington Post: Agjentët e FBI-së ishin paralajmëruar para sulmeve në Bombei

Gazeta Washigton Post shkruan se agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimeve ishin paralajmëruar tri vjet më parë për sulmet terroriste në Bombei të Indisë dhe se një amerikan po stërvitej në Pakistan me grupin që dyshohet se i kreu sulmet.

Gazeta shkruan se FBI-ja mori informacion për Dejvid Kolleman Hadlin nga e shoqja e tij në gusht të vitit 2005. Duke cituar burime të afërta me këtë çështje, gazeta shkruans e ajo u tha agjentëve të FBI-së se i shoqi kishte bërë stërvitje intensive me grupin ekstremist Lashkar-e-Taiba dhe se ishte në kontakt me ekstremistët.

Sipas artikullit të gazetës, i shkruar në bashkëpunim me fondacionin ProPublika, Hadly shkoi në Bombei pesë herë për të përcaktuar pikat nga ku do të ndërmerreshin sulmet në qytet.

Sulmi zgjati tri ditë dhe la 166 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur.
Washigton Post shkruan se FBI-ja e intervistoi gruan e Hadlit tri herë, por ai u la i lirë të udhëtonte jashtë vendit. Ai u arrestua rreth një vit pas sulmit në Bombei dhe është tani nën vërrejtjen amerikane.

XS
SM
MD
LG