Lidhje

Jeff Bezos blen Washigton Post-in


Themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos, njoftoi në fillim të javës se kishte blerë një nga gazetat kryesore të vendit, The Washington Post. Gazeta operonte me humbje për disa vite dhe reagimi fillestar për blerjen prej 250 milionë dollarësh ka qënë kryesisht pozitiv. Shitja e Washington Post-it po ngre pyetje për të ardhmen e industrisë së gazetare në vështirësi.

Jeff Bezos themeloi një nga kompanitë më fitimprurëse në Internet dhe tani po bëhet një nga pronarët më me ndikim të gazetave në vend.

Ken Doctor, autor i Newsonomics, ose se si prirja dixhitate po ndikon tek gazetat foli me Zërin e Amerikës nëpërmjet Skype-it.

“Kjo ngre pikpyetje për të ardhmen e New York Times-it. Natyrisht kur Axel Springer në Gjermani po e lë biznesin rajonal të gazetave, ne kemi kështu një fenomen gjithëbotëror”.

Shembulli i Washington Post-it në kohën e Bezos ka të ngjarë të ndiqet edhe nga gazeta të tjera në vështirësi. Një nga çështjet është roli i sindikatave, të cilat Amazon i ka parë shpesh si pengesë për novacionin.

Chris Tolles, ekzekutivi i kompanisë së lejmeve në Internet,Topix, i tha Zërit të Amerikës përmes Skype-t se Bezos nuk ka të ngjarë ta drejtojë Post-in si Amazonën.

“Fakti që ai bëri një investim personal është ana më interesante e kësaj blerjeje, jo sepse ai është themeluesi i Amazonës. Mendoj se ai do ta drejtojë Washignton Post-in ndryshe nga Amazon, ashtu si askush prej nesh nuk e parshikon”.

Bezos, i cili është përshkruar si liberaj në pikpamjet e tij, ka premtuar se nuk do të bëjë ndryshime radikale në gazetë dhe e ka siguruar personelin se do t’ia lërë politikan redaksionale profesionistëve. Por profesori i medias Paul Levinson, i cili foli nëpërmjet Skype-it nuk e beson këtë.

“Pothuajse është bërë klishe tani, nëse është fjala për gazetë apo televizion, ata thonë të njejtën gjë se do të qendrojnë jashtë politikës redaksionale dhe se do të lejojnë redaktorët të vazhdojnë punën, gjë që nuk e respektojnë”.

Që Post të dalë me fitime, ekspertët thonë që Bezos ose duhet të sjellë më shumë të ardhura ose duhet të uli kosoton. Por Ken Doctor thotë se drejtimi i një gazete nuk është e njëjta gjë me një dyqan në internet.

“Çfarë Bezos bën me Washington Post mbetet një çështje e hapur. Ai nuk ka përvojë me median, nuk dihet se sa mund të durojë dhe se si ai do ta drejtojë gazetën”.

Reklamat sjellin deri në 80 përqind të të ardhurave të gazetës. Me rënin e tirazhit të gazetave në kohën e internetit, botuesit po i zvogëlojnë zyrat e lajmeve në gjithë vendin.

Ekspertët thonë se ajo që do të ndodhi më pas me gazetën Washington Post 136-vjeçare do të sinjalizojë ose fillimin e një modeli të ri biznezi ose rënin e mëtejshme të tirazhit të gazetave në ekopën diçitale.
XS
SM
MD
LG