Lidhje

Washington Post: Bin Laden kishte urdhëruar vrasjen e presidentit Obama


Gazeta Washington Post njofton se Osama bin Laden kishte urdhëruar al-Kaidën që të vriste Presidentin amerikan Barack Obama dhe Gjeneralin David Petraeus, që në atë kohë ishte kryekomandanti amerikan në Afganistan.

Autori David Ignatius njoftonte dje se dokumentat e marra nga kompleksi i bin Ladenit përshkruajnë skemën e përgatitur. Bin Laden shkruante se vrasja e zotit Obama do të siguronte ardhjen në pushtet të nënpresidentit Joe Biden, për të cilin Bin Laden shprehej se ishte krejtësisht i papërgatitur për postin.

Zyrtarët dhe analistët amerikanë thonë se nuk ka asnjë të dhënë që të lërë të kuptojë se al-Kaida ishte gati për të ndërmarrë këto sulme.

XS
SM
MD
LG