Lidhje

Një shkollë dy-gjuhëshe pranë Washingtonit ka sukses tek përparimi i nxënësve

  • Xheremi Sokolovski

Një shkollë dy-gjuhëshe pranë Washingtonit ka sukses tek përparimi i nxënësve

Një shkollë dy-gjuhëshe pranë Washingtonit ka sukses tek përparimi i nxënësve

Amerikanët nuk njihen të kenë aftësi për të mësuar gjuhë të huaja dhe përpjekjet për t’ua mësuar ato fëmijëve kanë qënë shpesh të paefektëshme dhe disa herë edhe kundërthënëse. Tani mësuesit besojnë se kanë gjetur një mënyrë më të mirë mësimdhënieje. Në vazhdim do t’u njohim me përvojën e një shkolle dy gjuhëshe në rrethet e Uashingtonit.

Në shkollën fillore London Towne in Centreville të Virginia-s dita fillon pothuajse një lloj si në çdo shkollë tjetër amerikane, me përjashtim të faktit se në disa klasa flitet vetëm spanjisht.

... Edhe recitimi i Betimit për Flamurin, betimi patriotik që shënon fillimin e ditës së shkollës në Amerikë, është në spanjisht.

Në një klasë e dytë fëmijët mësojnë lëndët kryesore, përfshirë e dhe matematikën, në spanjisht. Më vonë gjatë ditës, mësimet bëhen vetëm në anglisht. Kjo është metoda e re e mësimdhënies për t’u mësuar fëmijëve gjuhë të huaja dhe përkrahësit e kësaj metode thonë se ajo ka dhënë rezultate të kënaqëshme.

Myra Olmeda ka qënë mësuese në vendlindjen e saj, Puerto Rico. Në klasën e saj këtu gjysma e fëmijëve vinë nga familje që flasin spanjisht dhe gjysma tjetër janë folës vetëm të anglishtes.

Në klasën parashkollore të Helen Arzola-s, fëmijët nga familje anglisht folëse mun të mos kenë dëgjuar kurrë më parë spanjisht.

"Fëmija para moshët 8-vjeëare është si makinë për mësimin e gjuhëve të huaja. Prandaj dhe ne kemi këtë program për mësimin e gjuhëve të huaja”- thotë ajo.

Programet dy gjuhëshe kanë rezultuar të sukseshëm gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Arzola thotë se fëmijët që flasin spanjisht përfitojnë duke mësuar në gjuhën e tyre.

"Qëllimi i programit dy gjuhësh është që fëmijët nga familje me të ardhura të pakta të mësojnë mirë anglisht në nivelin social dhe akademik. Kjo arrieht kur ata kanë baza të shëndosha në gjuhën e tyre”.

Por kritikët ende nuk janë të bindur se këto programe do të jenë të sukseshëm. Ata thonë se në të kaluarën, arsimi në dy gjuhë i ka penguar fëmijët hispanikë të mësojnë anglisht.

K.C. McAlpin është dretor i grupit Pro-English.

"Përvoja historike nga ka bërë të jemi skeptikë, pasi ajo që duket e mirë në sipërfaqe, nuk ka dhënë rezultatet e pritura”,- thotë ai.

Por programet dy gjuhëshe janë bërë gjithnjë e më popullore në zonat metropolitane jashtë Uashingtonit. Rreth 10 shkolla në vend japin mësime në spanjisht, frengjisht, gjermanisht dhe japonisht.

Disa nga këta nxënës të klasës së gjashtë kanë mësuar spanjisht që në vitin parashkollor.

Megjithatë, nxënësit amerikanë nuk mësojnë gjuhë të huaja aq mirë sa nxënësit në vende të tjera. Në fakt, shumë shkolla amerikane po i heqin programet e gjuhëve të huaja për të kursyer para, ndërsa shtetet po miratojnë ligje për mësimin në shkollë vetëm të anglishtes. Por shkolla si kjo, kanë besim se shumëgjuhësia ësht mënyra më e mirë për t’u mbajtur hapur fëmijëve dyert e së ardhmes.

XS
SM
MD
LG