Lidhje

SHBA paralajmëron Rusinë mbi Sirinë


Prania ushtarake ruse në Siri po shtohet çdo ditë dhe Uashingtoni po parlajmëron se Uashingtoni se veprimet e Moskës po shpërndajnë flakët e së keqes.
Prova e fundit e shtimit të trupave ruse janë fotot satelitore të kompleksit të depove të armëve dhe kompleksit ushtarak në veri të Latakias. Analistët me organizatën IHS Jane’s thotë se të dy komplekset tregojnë shenja ndërtimi dhe në njërën, praninë e tendave të stilit ushtarak rus, që lë të kuptosh përgatitjet për një forcë ushtarake më të madhe.

Zyrtarët rusë këmbëngulin se po zbatojnë angazhimet e tyre të mëparshme ndaj qeverisë siriane.

Por, zyrtarët amerikanë vënë në dukje provat e tjera, duke thënë se Moska po angazhohet në shtimin serioz afatgjatë të trupave.

Përfshi këtu 28 aeroplanë luftarakë dhe 20 helikopterë në një bazë ushtarake siç shihet nga imazhet satelitore të marra nga firma Stratfor, që merret me këshillime për gjeopolitikën dhe zbulimin.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes po përpiqen të kuptojnë përse po bëhet ky shtim ushtarak.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook:

“Ende nuk e kemi të qartë se çfarë por shpresojnë të bëjnë rusët.”

Egzistojnë dyshime se presidenti rus Vladimir Putin nuk kërkon të godasë vetëm grupin terrorist të Shtetit Islamik. Një zyrtar i lartë i zbulimit amerikane tha për Zërin e Amerikës se nuk do ishte habi nëse Moska godet edhe grupet e tjera që i dalin përpara, përfshi opozitën e moderuar siriane.

Megjithë shqetësimet se forcat amerikane dhe ruse mund të përballen aksidentalisht në Siri, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter ka folur me homologun rus vetëm një herë, edhe pse zyrtarët thonë se linjat e komunikimit janë të hapura.

Kjo qasje ka shkaktuar zemërim në Kongres. Ja si shprehet ligjvënësi republikan John McCain.

“Në mënyrë klasike, administrata fillimisht dënoi lëvizjen e Putinit por tani ka kapitulluar, duke rënë dakord për bisedime mes dy ushtrive.”

Duke dëshmuar para ligjvënësve të martën, ish shefi i Komandës Qendrore , David Petraeus u shpreh:

“Kur Amerika nuk merr nisma, të tjerët do të mbushin boshllëkun, shpesh në rrugë që janë të dëmshme për interesat tona.”

Ndërkohë, forcat ajrore siriane që duken më të fuqizuara, po ndërmarrin goditje të reja të përforcuara nga fluturimet e përditshme ruse dhe perspektiva për shtimin e mëtejshëm ushtarak rus.

XS
SM
MD
LG