Lidhje

Zhvillimet kryesore të javës në Washington

  • Michael Bowman

Vëmendja e Washingtonit këtë javë do të jetë e përqendruar ndaj konfliktit në Siri dhe përpjekjes së organit legjislativ për reformimin e imigracionit. Siç na njeh materiali në vazhdim, lufta në Siri pritet të jetë subjekti kryesor i diskutimeve në samitin e G-8 këtë javë në Irlandën e Veriut.

Presidenti Barak Obama merr pjesë në forumin e G-8 ndërkohë që Kombet e Bashkuara njoftuan për ndihma ushtarake për rebelët sirianë. Zëvendës Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Ben Rhodes:

“E kemi rritur sasinë dhe spektrin e ndihmës tonë për opozitën politike dhe këshillin ushtarak. Kemi vendosur për të ndërmarrë një hap tjetër për të ofruar ndihma të mëdha për Këshillin Suprem Ushtarak tani e tutje.”

Vendimi vjen pas sbrapsjes së rebelëve nga forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe vlerësimit amerikan për armët kimike.

“Vlerësojmë me besim të lartë se agjenti kimik Sarin është përdorur dhe regjimi atje ka këto armë nën kujdestari.”


Opinioni publik amerikan mbetet tërësisht kundër ndërhyrjes direkte ushtarake në Siri dhe madje edhe mbështetësit më të mëdhenj në Kongres për zgjerimin e përfshirjes amerikane thonë se nuk duhet të ketë dislokim trupash në Siri.

Ndërkohë, Senati amerikan po punon në reformën për imigracionin.

Ligjvënësit votuan për fillimin e debatit mbi një projektpropozim që do të hapte shtegun e marrjes së shtetësisë për pjesën dërmuese të 11 milion imigratëve pa dokumente në vend dhe modernizimin e procesit të imigracionit të ligjshëm.
Këto ndryshime janë tejet të vonuara, sipas senatorit demokrat Charles Schumer.

“Vendi ynë kthen mbrapsht qindar mijëra njerëz që do të krijonin vende pune dhe përmirësonin ekonominë tone. Në të njëjtën kohë ne lëmë miliona të kalojnë kufirin që u zënë vendet e punës amerikanëve.”

Debati në Senat pritet të jetë gjatë dhe i ashpër. Disa republikanë duan garanci për siguri të rreptë në kufi para legalizimit të punonjësve pa dokumente. Madje edhe nëse Senati miraton ndonjë projekligj, fati i tij është i pasigurtë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, ku kryetari John Boehner ka shprehur rezervime.

“Kryesisht kur flitet për sigurinë kufitare dhe përforcimit të sistemit të brendëshëm, jam i shqetësuar se projekligji nuk i mbulon të gjitha.

Presidenti Obama thotë se dëshiron të nënshkruajë në ligj reformën për imigracionin në muajt që vijnë. Java në vazhdim po ashtu mund të shënojë zhvillime të reja lidhur me programin e qeverisë për survejimin. Gjykata e Lartë amerikane pritet gjithashtu të vendosë mbi martesën mes së njëjtës gjini deri nga fundi i javës që vjen.
XS
SM
MD
LG