Lidhje

Ndahet nga jeta artisti amerikan Doc Watson

  • Meri Morningstar

Interpetuesi i muzikës amerikane tradicionale dhe folklorike Doc Watson u nda nga jeta në 29 maj, mbas një komplikacioni që pati nga një ndërhyrje kirurgjikale. Ai është një prej emrave të spikatur të muzikës folk dhe gjithashtu njihet si një prej artistëve më frymëzues të muzikës amerikane.

Për më shumë se 5 dekada, Doc Watson ka argëtuar audiencën anembanë botës me repretorin e tij ku përfshihen elementët folk, bluz, country, bluegrass, rock e madje edhe jazz. Ai ishte mjeshtër i stilit të tij të interpretimit në kitarrë. 8 herë fitues i çmimeve Grammy ai ka ndikuar me artin e tij tek breza dhe muzikantë të muzikës rock, country dhe folk.


I lindur në Karolinën e Veriut me emrin Arthel Lane Watson, ai fillimisht dashuroi muzikën e rajonit i cili ka marrë emrin e Vargmaleve Blu. Në fëmijërinë e tij të hershme, Doc Watson u verbua si pasojë e një sëmundje të rëndë, dhe kjo e bëri që të afrohej edhe më shumë me muzikën. Ai u frymëzua gjithashtu edhe nga babai i tij, i cili interpretonte në shumë instrumenta e që i bleu atij harmonikën e parë dhe e mësoi të interpretonte në banxho. Ai mësoi të interpretonte në kitarrë teksa vazhdonte shkollën e të Verbërve në Raligh të Karolinës së Veriut.

“Një mëngjes, babai im ishte ulur në tavolinë e po pinte një kafe, ndërsa unë po përpiqesha që të luaja me një nga kitarrat e vëllezërve të mi. Ai më tha: Nëse mëson një këngë deri kur unë të kthehem nga puna në mbrëmje, unë do të të blej një kitarrë si kjo të shtunën.” Por ajo që ai nuk dinte ishte se unë kisha një shok në shkollë i cili më kishte mësuar disa akorde muzikore kështu që unë e mësova një këngë deri kur ai erdhi nga puna. Kur më dëgjoi tha” Mendoj se duhet të mbaj premtimin që të bëra”.

Në moshën 17 vjeçare ai kreu interpretimin e parë . Më pas ai mori pjesë në disa koncerte e programe radiofonike. Koncertet e tij shpesh janë quajtur “ kurse të shkrurtar në historinë e muzikës amerikane”. Popullariteti i tij u rrit në fillim të viteve 1960 dhe në vitin 1964 ai arriti të interpretonte në një aktivitet kombëtar.

Në vitin 1965 Doc Watson nisi të interpretonte së bashku me të birin e tij 15 vjeçar Merle. Për dy dekada, ata kënduan sëbashku deri kur si pasojë e një aksidenti tragjik, Merle 36 vjeçar u nda nga jeta. Vdekja e të birit bëri që Doc Watson të largohej nga skena në fund të viteve 1980. Në vitin 1988 , Doc e nderoi kujtimin e të birit duke themeluar festivalin e përvitshëm me muzikë tradicionale të quajtur Merle Fest.

Pavarësisht se ai vendosi që mos të dilte shumë shpesh nëpër turne muzikorë, Doc Watson vazhdoi regjistrimet muzikore edhe në vitet 1990. Në vitin 1995 , Doc Watson iu rikthye muzikës së tij tradicionale me albumin “Docabilly”. Ai u vlerësua me medaljen Kombëtare të Arteve nga presidenti Clinton në vitin 1997. Ndërsa në vitin 2004 , ai mori çmimin për Arritje në Karrierën muzikore.
XS
SM
MD
LG