Lidhje

Një kompani gjermane konkurron i-Pad-in me një produkt të ri


Një kompani gjermane konkurron i-Pad-in me një produkt të ri

Një kompani gjermane konkurron i-Pad-in me një produkt të ri

Një kompani gjermane po përpiqet të rivalizojë me gjigandin Apple të teknologjisë amerikane, duke krijuar një produkt të ngjashëm me iPAD-in.

Kompania gjermane Neofonie ka prodhuar kompjuterin WE-PAD, i cili është dizenjuar në Berlin, ku kompania ka edhe zyrat, por prodhohet në Azi. Ai mund të ngjajë si i-PAD, por prodhuesit e WE-PAD-it këmbëngulin se është shumë i ndryshëm.

WE-PAD ka dy vende për vendosjen e USB-së që është pajisja për të regjistruar informacionin dhe është pajisur me një kamera, që i lejon përdoruesit të kenë akses në programet e video-konferencave, ashtu sikurse Skype.

Porositë e para për WE-PAD-in fillojnë në fund të muajit dhe çmimi fillestar do të jetë 449 EURO. Por kompania Neofonie thotë se, që para daljes në treg të këtij kompjuteri, ka marrë paraprakisht 20 mijë porosi.

XS
SM
MD
LG