Lidhje

Weakileaks: Avokatët kërkojnë pezullimin e çështjes


Avokatët e analistit ushtarak të Shërbimeve Sekrete amerikane i akuzuar për dhënie informacioni tek faqja Wikileaks, po i kërkojnë një gjykatësi ushtarak që të pezullojë çështjen.

Argumentat jo me shkrim për pezullimin e çështjes së Bradley Manningut, ishin planifikuar të paraqiteshin në një seancë dëgjimore paragjyqësore e cila nis sot në bazën ushtarake Fort Meade në Maryland. Seanca dëgjimore është planifikuar që të zgjasë tre ditë.

Bradley Manning përballet me 22 akuza, më seriozia e të cilave është “ndihmë për armikun”.

Ekipi i tij ligjor thotë se prokurorët kanë dështuar të plotësojnë detyrimet e tyre për të ndarë me ta informacionet që mund të ndihmojnë mbrojtjen, ndaj kështu e gjithë çështja duhet të pezullohet.

Avokatët e z. Manning kanë gjithashtu një argument specifik për akuzën e “ndihmës për armikun”. Avokati i tij, David Coombs thotë se Manning nuk është akuzuar konkretisht se kishte planifikuar që t’i jepte armikut të dhëna sekrete.

Manning është akuzuar për dhënie të kabllogrameve dilplomatike dhe dokumentave ushtarake që kanë lidhje me Irakun dhe Afganistanin. Nëse gjendet fajtor, ai mund të kalojë gjthë jetën në burg.

XS
SM
MD
LG