Lidhje

Martesa në familjen mbretërore të Britanisë do të bëhet më 29 prill


Martesa në familjen mbretërore të Britanisë do të bëhet më 29 prill
Martesa në familjen mbretërore të Britanisë do të bëhet më 29 prill

Në Britani, familja mbretërore tha se princi William do të martohet me Kate Middleton më 29 prill të vitit të ardhshëm në kishën Westminster të Londrës.

Njoftimi bëhet një javë pasi çifti 28 vjeçar shpalli fejesën.

Princi William i dhuroi Middletonit unazën me diamand dhe zefir të nënës së tij kur ishin me pushime muajin e kaluar në Kenia. Ata u njohën para 9 vjetësh ndërsa vazhdonin studimet e larta në universitetin St. Andrews në Skoci.

Në kishën Westminster të Londrës është zhvilluar funerali i nënës së Princit, princeshës Diana. Edhe Mbretëresha Elizabet është martuar në të njëjtën kishë.

XS
SM
MD
LG