Lidhje

Këtë javë në Uashington


.
.
Dy nga çështjet më të nxehta tani për amerikanët, reforma e imigracionit dhe kontrolli i armëve, do të jenë në qendër të debateve që mbahen këtë javë në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Tek të dyja partitë kryesore ekziston një bashkëpunim i rrallë, gjë që e shton më tepër mundësinë për marrjen e vendimeve legjislative.

Disa muaj me negociata mes një grupi senatorësh demokratë dhe republikanë kanë prodhuar një projektligj dypartiak për reformën e imigracionit, i cili pritet të bëhet i njohur këtë javë. Sipas njoftimeve, propozimi mund t’u sigurojë rrugën drejt shtetësisë imigrantëve pa dokumente. Projektligji parashikon edhe shtimin e sigurisë në kufi.

Javën e kaluar u zhvilluan mitingje nga Uashingtoni në Los Anexhelos, ku kërkohej të merren venddime për këto çështje.

Kundërshtarët e reformës duan që Amerika t’i ketë kufijtë më të sigurtë para se të ndryshohen ligjet. Mark Krikorian është studiues në Qendrën e Studimeve të Imigracionit.

“Ky është një debat, i cili nuk duhet të ndodhë para se të kemi më parë mjetet e zbatimit të ligjit dhe ne të gjithë i kemi lejuar ato të funksionojnë për rreth dy vjet.”

Lidhur me çështje të tjera kyçe, Senati votoi javën e kaluar, për të marrë në shqyrtim reformën për armëmbajtjen.

Mes ligjeve përfshihen propozimi dy-partiak për zgjerimin e kontrollit biografik për personat që blejnë armë. Senatori demokrat Joe Manchin:

“Ne kemi një marrëveshje mbi një amendament që i parandalon kriminelët dhe personat me probleme mendore të kenë armë zjarri dhe të dëmtojnë njerëzit”.

Këto diskutime bëhen 4 muaj pas masakrës në shkollën fillore Sandy Hook. Të shtunën, nëna e njërit prej fëmijëve që u vra atë ditë dha fjalimin javor të Presidentit Obama.

“Ju lutem, na ndihmoni të bëjmë diçka para se tragjedia jonë të bëhet edhe e juaja.”

Por jo të gjithë ligjvënësit besojnë se kufizimet në armët e zjarrit do të përmirësojnë sigurinë e publikut. Senatori republikan Mike Lee:

“Çdo kufizim ndaj kësaj të drejte bazë na bën më të varur tek qeveria për vetëmbrojtjen. Qeveria nuk mundet të jetë e pranishme kudo dhe kurdoherë, prandaj praktikisht, pasoja e kufizimit të të drejtave tona individuale na bën më pak të sigurtë.”

Por senatori demokrat Chris Murphy nuk është dakord me këtë:

“Liria, - thotë ai,- nuk është kesh armë sa herë që të duash. Liria ka të bëjë me të drejtën për të jetuar i lirë nga dhuna.”

Anketat tregojnë se shumica e amerikanëve mbështesin rregulla më të forta për armët dhe rishikimin e reformës së imigracionit.
XS
SM
MD
LG