Lidhje

Shqetësimet për buxhetin pushtojnë Uashingtonin


Një përballje rreth buxhetit federal do të mbizotërojë Uashingtonit, kur ligjvënësit amerikanë të kthehen në punë të hënën pas një pushimi një-javor.

Amerika ndodhet përballë shkurtimit pa dallim të shpenzimeve federale, që automatikisht do të fillojë të premten në se mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk arrihet një marrëveshje. Presidenti Barak Obama paralajmëron për pasoja të tmerrshme.

"Shkurtimet padallim do të ngadalësojnë ekonominë. Do të eliminojnë vende të mira pune. Do të vështirësojnë jetën e shumë familjeve prej kohësh në vështirësi".

Presidenti i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë një paketë alternative të shkurtimit të shpenzimeve me synim uljen e deficitit.

"Shkurtimet padallim nuk duhet të ndodhin. Kongresi mund t'i kthehet çështjes në çdo kohë me vetëm një kompromis të vogël. Ata mund të miratojnë një plan të balancuar për uljen e deficitit ".

Por republikanët refuzojnë shtim të mëtejshëm të taksave, duke argumentuar se rrënja e çekuilibrit fiskal të Amerikës është shpenzimi i shfrenuar. Kryetari e Dhomës së John Boehner:

"Shkurtimet padallim do të jenë në fuqi derisa të bëhen shkurtime dhe reformat që na vënë në rrugën për të balancuar buxhetin gjatë 10 viteve të ardhshme."

Ndërsa çështja e shkurtimeve buxhetore mbetet e pazgjidhur, demokratët dhe republikanët fajësojnë njëri-tjetrin. Frika e zemërimit të votuesve mbi shkurtimin e shërbimeve qeveritare ende nuk ka ndikuar për arritjen e një marrëveshjeje dypartiake.

Ndërkohë, Senati pritet të veprojë në përzgjedhjen nga Presidenti Obama për sekretar të mbrojtjes, ish-senatorin Chuck Hagel. Republikanët e shtynë një votim konfirmimi më parë këtë muaj, duke kërkuar më shumë kohë për të dëgjuar mbi pikëpamjet e zotit Hagel rreth çështjeve globale. Senatori John Cornyn thotë se:

"Kjo nuk ka të bëjë me politikën. Nuk ka lidhje me personin. Ajo është rreth pyetjeve të tilla si nëse Irani duhet të lejohet të ketë një armë bërthamore."

Republikanët kanë premtuar se do të lejojnë një votim këtë javë, dhe konfirmimi i z. Hagel pritet të miratohet nga Senati i kontrolluar nga demokratët. Votimi gjithashtu mund të mbahet mbi emërimin e drejtorit të CIA-s John Brennan dhe kandidatit për Sekretar të Thesarit, Jack Lew.

Shtrirja e plotë e mbështetjen e administratës së Obamës për të drejtat martesore mes të njëjtit seks mund të dalë në pah këtë javë në qoftë se Departamenti i Drejtësisë paraqet opinion e vet mbi një rast të Gjykatës së Lartë. Javën e kaluar, departamenti i kërkoi gjykatës të shfuqizojë një ligj që ndalon njohjen e martesës mes të njëjtit seks. Këtë javë, departamenti mund të peshojë një rast të Kalifornisë që kundërshton ndalimin e martesave të tilla. Presidenti Obama kishte këtë për të thënë pak ditë më parë:

"Mendoj se çifte me të njëjtin seks duhet të kenë të njëjtat të drejta dhe të trajtohen si gjithë të tjerët."

Avokatët për Të drejtat e homoseksualëve duan që Shtëpia e Bardhe të argumentojë se martesa mes të njëjtit seks është një e drejtë kushtetuese. Nëse Gjykata e Lartë e pranon këtë argument, kjo mund të hapë derën për martesa homoseksuale në mbarë vendin. Muajin e ardhshëm, Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet mbi martesëm mes të njëjtit seks, dhe një vendim i saj pritet të shpallet në qershor.

XS
SM
MD
LG