Lidhje

Kongresi amerikan dhe bisedimet me Iranin


Pasiguria rreth negociatave të zgjatura ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit është duke u ndjerë fort në Uashington, ku çdo marrëveshje do të përballet me votime të vështira në të dyja dhomat e Kongresit, të kontrolluara nga republikanët. Disa ligjvënës tashmë kanë vendosur të kundërshtojnë çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet deri në afatin e të martës.

Ndërkohë që afati i bisedimeve në Vjenë po afron, senatori Tom Cotton beson se Amerika është duke bërë një gabim.

"Irani është një regjimi i paligjshëm anti-amerikan që sponzorizon terrorizmin. Irani duhet të ndeshet me një zgjedhje të thjeshtë: eliminimin e plotë të programin të tij bërthamor, ose shkatërrimin ekonomik dhe shkatërrimin ushtarak të objekteve të tij bërthamore".

Senatori Cotton nuk është kritiku i vetëm i bisedimeve me Iranin. Edhe senatori dhe kandidati presidenciale Lindsey Graham i kundërshton ato:

"Në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk janë të vendosura në synimin për t’i mohuar Iranit këto armë, Teherani do të shkaktonte një garë të armëve bërthamore në rajonin më të paqëndrueshmëm në botë, duke bërë që njerëzit që aspirojnë të kryejnë gjenocid të kenë mjetet më të efektshme për ta realizuar atë".

"Alternativa më e mirë është një marrëveshje e fortë", thotë senatori demokrat Ben Cardin.

Ai thotë se do të pres dhe do të shohë se çka do të ndodh në kongres.

"Do të shohim nëse do të kemi inspektime të hapura, nëse lehtësimi i sanksioneve do të jetë proporcional me përparimin e Iranit për të hequr dorë nga programi i tij i armëve bërthamore".

Analisti David Albright thotë se një rishikim i marrëveshjes bërthamore nga Kongresi është i garantuar.

"Për shkak të ndikim të madh që ajo ka mbi sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, kjo marrëveshje meriton një shqyrtim të veçantë dhe të jashtëzakonshëm nga Kongresi. Shqyrtimi duhet të çojë në një votim të saj dhe duhet të rezultojë në një legjislacion që mishëron dhe shtjellon dispozitat e tij".

Pavarësisht njoftimeve për përparim në Vjenë, Shtëpia e Bardhë thotë se asgjë nuk është e sigurt.

"Në fund të fundit, plotësimi i kërkesave të komunitetit ndërkombëtar do të varet nga iranianët", tha Presidenti Obama.

Ndërsa ministri i jashtëm i Iranit flet me tone optimiste, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tashmë ka kritikuar diplomacinë, duke thënë se përpjekja diplomatike "nuk është një arritje e madhe, por një kolaps" i misionit për të parandaluar një Irani me armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG