Lidhje

Këtë javë në Uashington


Vëmendja po përqendrohet tek reforma e imigracionit

Reforma e imigracionit do të vazhdojë të mbetet në qendër të vëmendjes në Uashington këtë javë. Ajo që pritet të shihet është nëse dhe si do të votojë Dhoma e Përfaqësuesve për reformën federale të imigracionit.


Kongresi po i rikthehet punimeve pas një pushimi njëjavor. Shumë ligjvënës dëgjuan mendime dhe komente emocionale në distriktet e tyre për reformën e imigracionit.


“Ne jemi sot këtu si koalicion, si grup së bashku për të ushtruar trysni aty ku do të zhvillohet beteja, ndaj Dhomës së Përfaqësuesve”.


Muajin e kaluar, Senati i mbizotëruar nga demokratët miratoi një paketë që do të forconte sigurinë në kufirin amerikan, do të organizonte procesin ligjor të emigracionit dhe do t’i hapte rrugën shtetësisë për miliona punëtorë pa dokumenta. Nuk ka siguri se Dhoma e Përfaqësuesve e Kontrolluar nga Republikanët do ta miratojë paketën.


Bob Goodlatte është kreu i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve që merret me çështjet e imigracionit.


“Mendoj se në asnjë mënyrë nuk duhet hapur një rrugë e veçantë drejt shtetësisë”.

Në të kundërt, shumë republikanë duan që të përqendrohen para se gjithash tek siguria e kufirit. Por një zgjidhje që merr parasysh vetëm masat shtrënguese dhe jo statusin ligjor të imigrantëve pa dokumenta është e papranueshme për shumë demokratë, përfshirë Presidentin Barack Obama.

Vetëm nëse të dyja dhomat e Kongresit miratojnë të njëjtin variant të reformës së emigracionit, reforma kalon për nënshkrimin e Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner nuk ka dhënë ndonjë sinjal se votimi do të mbahet.

XS
SM
MD
LG