Lidhje

Pema e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë


Menjëherë pas Ditës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara ka filluar tashmë atmosfera e Krishtlindjeve, vendosjen dhe dekorimin e Pemës së Krishtlindjeve.

Zonja e Parë Michelle Obama ishte pranishme kur mbërriti Pema në Shtëpinë e Bardhë. Bredhi mbi 5 metra i lartë erdhi nga një fermë e Pensilvanisë. Si zakonisht, ai u soll në selinë e Presidentit Amerikan me një karrocë me kalë.

Zonja Obama tha se Bredhi do të vendoset në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë për nder të të ushtrisë amerikane. Me këtë rast ajo i uroi amerikanët për fillimin e festave.

XS
SM
MD
LG