Lidhje

Letër me ricin drejtuar Shtëpisë së Bardhë


Shërbimi sekret në Shtetet e Bashkuara thotë se zyra e Shtëpisë së Bardhë që merret me skanimin që i bëhet postës, thotë se ka interceptuar një letër të ngjashme me atë drejtuar Kryetarit të Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg, me përmbajtje të substancës ricin.

Agjencia që mbron presidentin, bëri të njohur sot se se ja kanë dorëzuar letrën Forcës së Përbashkët kundër terrorizmit, për analiza dhe hetime. Agjencia tha se letra i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë.

Disa orë më parë, policia e New Yorkut pati njoftuar se dy letra dërguar në emrin e Kryetarit të Bashkisë, Michael Bloomberg, rezultuan pozitive për përmbajtjen e ricinës. Një nga letrat u hap të premten e kaluar në një zyrë për kontrollin e postës dhe tjetra u hap të dielën tek zyra e Washingtonit e oranizatës “Kryetarët e bashkive kundër armëve të paligjshme”, një organizatë e themeluar nga zoti Bloomberg.

Një zëdhënës i policisë tha se në të dyja letrat kërcënohej zoti Bloomberg dhe të dyja ato i referoheshin grupit tij kundër armëve.

XS
SM
MD
LG