Lidhje

SHBA: Seperatistët prorusë marrin ndihmë nga jashtë


Shtëpia e Bardhë thotë se rrëzimi i një helikopteri të qeverisë dje nga separatistët pro-rusë në Ukrainë tregon se rebelët kanë qasje në "armë të sofistikuara dhe ndihma të tjera nga jashtë".

Komentet e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u bënë vetëm disa orë pasi Presidenti në detyrë i Ukrainës tha se rebelët rrëzuan helikopterin me një raketë. Ai tha se 14 ushtarë, duke përfshirë edhe një gjeneral, u vranë në sulmin pranë qytetit lindor të Slovjanskit.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dje ngriti shqetësimet me homologun e tij rus në lidhje me dhunën e vazhdueshme, dhe njoftimet për hyrjen e luftëtarëve të huaj në Ukrainë nga territori rus.

Pavarësisht mohimeve të vazhdueshme të Kremlinit në javët e fundit, agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti e kontrolluar nga shteti tha se 33 nga 50 luftëtarët rebelë që u vranë të hënën në Donetsk në një betejë me trupat e Ukrainës ishin nga Rusia.
XS
SM
MD
LG