Lidhje

Nderohet kujtimi i këngëtares Whitney Houston


Disa nga emrat më të mëdhenj të botës së spektaklit morën pjesë në xhirimet e një shfaqeje të veçantë televizive, e përgatitur nga organizatorët e Çmimeve Grammy

Disa nga emrat më të mëdhenj të botës së spektaklit, duke përfshirë Jennifer Hudson, Britney Spears dhe LL Cool J, u mblodhën mbrëmë në Los Angeles për të nderuar kujtimin e këngëtares Whitney Houston.

Yjet morën pjesë në xhirimet e një shfaqeje të veçantë televizive, e cila u përgatit nga organizatorët e Çmimeve Grammy.

Aktiviteti u zhvillua në Teatrin Nokia në qendër të Los Angelesit dhe kishte si synim të nderonte kujtimin e këngëtares, që u nda nga jeta në shkurt të këtij viti në moshën 48 vjeçare.

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Hudson, që kishte marrë pjesë edhe në një aktivitet të mëparshëm në kujtim të Whitney Houstonit, gjatë ndarjes së Çmimeve Grammy, tha se ky kujtim i fundit do të jetë shumë më i fortë. Hudson kishte zgjedhur një veshje dhe stil flokësh identikë me ato që Whitney Houston kishte në skenë në vitin 1980.

Aktorja Taraji Henson ishte prezantuese e shfaqes së bashku me Britney Spears, e cila thotë se u rrit duke dëgjuar muzikën e Whitney Houstonit.
XS
SM
MD
LG