Lidhje

OBSH: Afro 5 mijë të vdekur nga Ebola


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i të vdekurve nga kriza e Ebolës ka arritur në afro 5 mijë, ndërsa mbi 13 mijë vetë janë të infektuar nga sëmundja.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet, ritmi i kësaj rritjeje ka rënë.

OBSH-ja tha dje se numri i rasteve me Ebola varion nga zona në zonë në tre vendet afrikano-perëndimore më të prekura nga sëmundja: Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

OBSH-ja thotë se masa të rrepta kontrolli janë të nevojshme për të ndalur virusin dhe thotë se është kritike që vendet fqinjë të paprekura të jenë të përgatitura.

XS
SM
MD
LG