Lidhje

Traktat botëror kundër tregëtisë së paligjshme të duhanit


Mbi 170 vende kanë rënë dakord për një traktat të ri ndërkombëtar për të luftuar tregëtinë e paligjshme të duhanit.

Përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që po mbajnë një takim në Seul të Koresë së Jugut, e miratuan njëzëri traktatin.

Ky dokument krijon një sistem të ri global sipas së cilit cdo pakete cigaresh ka një kod të vecantë. Kjo e bën më të lehtë gjetjen e prodhuesve dhe kontrabandistëve të prodhimeve të duhanit.

Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, Margaret Chan duke folur në seancën hapëse të Kuvendit për Kontrollin e Duhanit tha sot se pakti i ri sjell një instrument të mbështetur në rregulla për të luftuar dhe eliminuar tregëtinë e paligjshme ndërkombëtare të duhanit.

Organizata Botërore e Tregëtisë llogarit se një ndër 10 cigare të blera vjen nga burime të paligjshme, duke i kushtuar qeverive mbi 40 miliardë dollarë cdo vit në taksa të papaguara.

Traktati duhet të ratifikohet nga mbi 40 vende, që të hyjë në fuqi.
XS
SM
MD
LG