Lidhje

Vdes nobelisti Elie Wiesel, zëri kundër Holokaustit


Vdiq në Nju Jork, në moshën 87- vjeçare Elie Wiesel, njeriu që mundi t’i mbijetojë ferrit të kampeve naziste.

Lajmin e bëri të ditur qendra përkujtimore e holokaustit Yad Vashem.

Elie Wiesel lindi në Rumani në vitin 1928 dhe në vitin 1944, bashkë me familjen i çuan në kampin e vdekjes në Aushvic. Prindërit dhe e motra u vranë, ndërsa ai mundi të mbijetojë për të vazhduar karrierën si gazetar dhe shkrimtar.

Në vitin 1958 ai botoi librin "Nata" që përshkruante tmerret e kampeve naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Libri u shit në miliona kopje dhe u përkthye në 30 gjuhë të botës.

Në vitin 1986 atij ju dha Çmimi Nobel e Paqes, me motivacionin “për ngritjen e zërit kundër luftës, diskriminimit dhe shtypjes së të drejtave të njeriut dhe për mbajtjen gjallë të kujtimeve të Holkaustit”.

Ai u nderua gjatë gjithë jetës së tij me medalje dhe çmime të ndryshme, si Medalja Presidenciale e Lirisë, Medalja e Legjionit të Nderit, që ju dha nga Franca dhe me titullin e fisnikërisë nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë.

Elie Wiesel mbrojti dhe nxiti ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t'i dhënë fund luftës gati dy vjeçare në Kosovë.

Në vitin 1978, Presidenti amerikan Jimmy Carter e emëroi Ellie Wiesel-in Kryetar të Komisionit Presidencial për Holokaustin, që çoi në krijimin e Muzeut të Holokaustit në Uashington.

Fjalët e Wiesel-it janë gdhendur jashtë ndërtesës së këtij muzeu “ne duhet të dëshmojmë për të vdekurit dhe për ata që janë gjallë.”

Presidenti Barak Obama tha se Wiesel ishte një mik i dashur, “një nga zërat moralë më të shkëlqyer të kohës sonë.”

"Ai e ngriti zërin jo vetëm kundër anti-semitizimit, por kundër urrejtjes dhe mungesë së tolerancës në të gjitha format”, - tha Presidenti.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se “Bota ka humbur një prej dëshmitarëve më të rëndësishëm dhe njërin prej mbrojtësve më elokuentë të tolerancës dhe paqes. Ai e shndërroi tmerrin që përjetoi në vitet e rinisë në një fushatë për mbrojtjen e barazisë dhe paqes në botë gjatë gjithë jetës së tij.”

Trego komentet

XS
SM
MD
LG