Lidhje

WikiLeaks: Ahmadinexhad, dakord për marrëveshje bërthamore një vit më parë

  • Zëri Amerikës

WikiLeaks: Ahmadinexhad, dakord për marrëveshje bërthamore një vit më parë

WikiLeaks: Ahmadinexhad, dakord për marrëveshje bërthamore një vit më parë

Një nga komunikimet diplomatike të Shteteve të Bashkara të bëra publike nxjerr në pah se presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad donte arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e karburantit bërthamor që më shumë se një vit më parë, por kishte pasur presion nga disa politikanë që e shikonin një gjë të tillë si “dështim.”

Komunikimi i publikuar nga Wikileaks sot përshkruan një takim të zhvilluar më 2009 mes një të dërguari të lartë amerikan dhe ministrit të jashtëm turk Ahmet Davutoglu.

Ministria e jashtme turke ka thënë se qeveria e Iranit ishte e gatshme të arrinte një marrëveshje për shkëmbimin e karburantit bërthamor, por se presidenti Ahmadinejad duhej të menaxhonte përceptimin e publikut sepse ai përballej me trysni të madhe nga politikanët në vendin e tij.

Ministri Davutoglu kishte lënë të kuptohej se Irani i besonte Shteteve të Bashkuara më shumë se sa Rusisë për furnizimin me karburant bërthamor. Rusia e ka ndihmuar Iranin të ndërtojë uzinën bërthamore.

XS
SM
MD
LG