Lidhje

WikiLeaks publikon 400 000 faqe dokumentash sekrete për luftën në Irak

  • Zëri Amerikës

WikiLeaks publikon 400 000 faqe dokumentash sekrete për luftën në Irak

WikiLeaks publikon 400 000 faqe dokumentash sekrete për luftën në Irak

Faqja e Internetit WikiLeaks ka publikuar rreth 400 mijë faqe dokumetesh sekrete ushtarake të Shteteve të Bashkuara lidhur me luftën në Irak, duke zbuluar hollësi për vrasjet e civilëve, abuzimin e të ndaluarve dhe veprime të kryera nga Irani.

Dokumentet tregojnë për mbi 100 mijë të vrarë gjatë dhunës në Irak që nga ndërhyrja në vend e Shteteve të Bashkuara në mars të vitit 2003 e deri vitin e kaluar. Sipas këtyre dokumenteve rreth 66 mijë e të vrarëve ishin civilë irakianë.

Një grup i quajtur Iraq Body Count, me seli në Londër, i cili mbikqyr numrin e viktimave bazuar në njoftimet e medias, thotë se ka rreth 15 mijë të vrarë të tjerë që nuk janë përfshirë në shifrat e deklaruara.

Dokumentat përfshijnë të dhëna të hollësishme nga betejat, përfshirë incidente kur ushtarë amerikanë kanë vrarë civilë në postblloqe ose kanë qëlluar në drejtim të kryengritësve që po përpiqeshin të dorëzoheshin.

Në një email drejtuar medias dje, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes Geoff Morrell i cilësoi dokumentet – një pasqyrim i cunguar i zhvillimeve në Irak.

XS
SM
MD
LG