Lidhje

Wikileaks: Bllokada e Gazës synonte “mbajtjen e ekonomisë në prag të shkatërrimit”

  • Zëri Amerikës

Wikileaks: Bllokada e Gazës synonte “mbajtjen e ekonomisë në prag të shkatërrimit”

Wikileaks: Bllokada e Gazës synonte “mbajtjen e ekonomisë në prag të shkatërrimit”

Sipas një komunikimi diplomatik të Shteteve të Bashkuara i publikuar sot nga Wikileaks bllokada e Izraelit ndaj Gazës kishte për qëllim “mbajtjen e ekonomisë së Gazës në prag të shkatërrimit.”

Në dokumentin e publikuar thuhet se zyrtarët izraelit vazhdimisht kanë përsëritur se qëllimi i embargos ishte mbajtja e ekonomisë së Gazës në një gjendje jo funksionale “në nivelin më të ulët të mundshëm por pa shkaktuar krizë humanitare.”

Komunikimet e fundit u publikuan nga gazeta e Norvegjisë Aftenposten.

Dokumenti i publikuar mbante datën 3 nëntor 2008, vetëm disa javë para se Izraeli të fillonte një ofensivë në Rripin e Gazës për të ndaluar sulmet me raketa kundër qyteteve jugore të Izraelit nga militantët e Hamasit.

Izraeli thotë se bllokada kishte për qëllim dobësimin e Hamasit.

Organizatat humanitare thonë se embargoja po shkakton vështirësi të mëdha për popullatën civile, ndërkohë që Hamasi vazhdon të trafikojë materiale ndërtimore, armë dhe para përmes tuneleve nën kufirin me Egjiptin.

XS
SM
MD
LG