Lidhje

WikiLeaks publikon emaile të demokratëve


Emailet mes udhëheqësve të Partisë Demokratike gjatë fazës së hershme të zgjedhjeve paraprake tregojnë se udhëheqësit e partisë kanë tallur dhe kanë kritikuar senatorin Bernie Sanders, megjithëse publikisht ata kanë pretenduar se janë neutralë në garën mes senatorit Sanders dhe ish sekretares së Shtetit Hillary Clinton, sipas informacioneve të publikuara nga WikiLeaks.

Gati 20,000 emaile, të gjithë të kopjuar me sa duket nga e-mailet e shtatë anëtarëve të Komiteti Kombëtar Demokratik, mbulojnë periudhën nga janari i vitit 2015 deri në maj të këtij viti, para se Hillary Clinton të siguronte fitoren kundër rivalit të saj Berni Sanders.

WikiLeaks publikoi të dhënat pa treguar burimin e tyre, por periudha 17-mujore përfundon pak para njoftimit për një incident të një sulmi kibernetik në qershor nga Komiteti Kombëtar të Demokratëve. Zyrtarët e Partisë Demokratike tha në atë kohë se piratët me bazë në Rusi ishin përgjegjës për ndërhyrjen në sistemin e tyre të e-maileve. Zyrtarët e partisë nuk kanë komentuar mbi përmbajtjen e e-maileve të publikuara nga WikiLeaks, por as nuk e kanë kontestuar vërtetësinë e tyre.

Menaxheri i fushatës së senatorti Sanders, Jeff Weaver, tha se emailat konfirmojnë "atë që shumë prej nesh e kanë ditur për një kohë të gjatë," se anëtarët e Komitetit Kombëtar Demokrat "në mënyrë aktive kanë ndihmuar përpjekjet e zonjës Clinton dhe janë përpjekur të dëmtojnë fushatën e senatorit Bernie Sanders”. Zoti Weaver i tha një gazetari se publikimi i këtyre emaileve mund të ketë ndikim në unitetin e partisë në kuvendin kombëtar të demokratëve, i cili fillon të hënën në Filadelfia.

Disa prej emaileve të publikuara tregojnë se si kryetarja Komitetit Kombëtar të Demokratëve, ligjvënësja Debbie Wasserman Schultz, dhe kolegët e saj favorizonin zonjën Clinton mbi zotin Sanders në zgjedhjet paraprake të partisë.

Fushata e senatori Sanders kishte akuzuar në mënyrë të përsëritur udhëheqjen e Partisë Demokratike për trajtim të padrejtë dhe për krijimin e rregullave që favorizonin zonjën Clinton, si organizimi i debateve mes dy kandidatëve në ditët dhe kohët kur audienca ishte më e vogël. Shumë ekspertë politikë amerikanë kanë vlerësuara zotin Sanders si diskutues më të mirë se sa zonja Clinton, kështu që orari i debateve mund të shihet si një përpjekje për të dëmtuar zotin Sanders.

Më shumë se 19.000 emailet e publikuara nga WikiLeaks flasin për tema të ndryshme, jo vetëm trajtimin nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve i çështjeve që lidhen me zonjën Clinton dhe senatorin Sanders.

Disa emaile përmbajnë biseda të brendshme rreth çështjeve se si përgjigjet ndaj pyetjeve të forta të gazetarëve, kontaktet e shumta mes anëtarëve Komitetit Kombëtar të Demokratëve dhe zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me atë se kush duhet ftuar për të marrë pjesë në ngjarje të ndryshme publiuke.

XS
SM
MD
LG