Lidhje

Wikileaks dhe debati rreth Aktit të Privacisë së Komunikimit Elektronik

  • Zëri Amerikës

Wikileaks dhe debati rreth Aktit të Privacisë së Komunikimit Elektronik

Wikileaks dhe debati rreth Aktit të Privacisë së Komunikimit Elektronik

Gazeta the Wall Street Journal njofton se qeveria amerikane siguroi një urdhër sekret gjykate për të detyruar faqen Google INC. dhe një faqe tjetër interneti që të dorëzonin informacionet nga adresa e postës elektronike të një vullnetari të Wikileaks.

Gazeta thotë se faqja e internetit Sonic.net luftoi ndaj këtij urdhëri por e humbi çështjen dhe se u detyrua që të dorëzonte informacionin që kishte për Xhakob Appelbaum.

Në gazetë thuhej se urdhri përfshinte edhe kërkesën për adresat e e-maileve të njerëzve me të cilët Appelbaum kishte patur korrespondencë gjatë dy viteve, por jo teksin e e-maileve.

28 vjeçari Appelbaum, i cili punon një një faqe interneti për të ruajtur anonimatin e personave on line, nuk është akuzuar për asgjë të gabuar.

Gazeta thotë se Google ka refuzuar që të komentojë.

Debati është përqëndruar nëse ligji, Akti i Privacisë i Komunikimit Elektronik, shkel të drejtën kushtetuese kundër ndërhyrjeve dhe konfiskimeve të paarsyeshme. Ky akt lejon qeverinë që në mënyrë sekrete të marrë informacion për emailiet e njerëzve dhe telefonave celularë pa patur nevojë për të kërkuar autorizim.

XS
SM
MD
LG