Lidhje

Wikileaks: Presidenti sudanez ka marrë 9 miliard dollarë nga arka e shtetit


Wikileaks: Presidenti sudanez ka marrë 9 miliard dollarë nga arka e shtetit
Wikileaks: Presidenti sudanez ka marrë 9 miliard dollarë nga arka e shtetit

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale thotë se ka dëshmi që tregojnë se presidenti sudanez Omar al-Bashir ka vjedhur miliarda dollarë nga arka e shtetit.

Luis Moreno Ocampo e bëri deklaratën sot pas një pohimi për korruësion që u botua në gazetën britanike Guardian.

Raporti bazohet në dokumentat sekrete amerikane të komunikimeve diplomatike të botuara nga faqja e internetit Wikileaks. Sipas këtij publikimi Luis Moreno Ocampo ka thënë se zoti Bashir ka depozituar 9 miliardë dollarë në bankën Lloyd të Londrës.

Në raport thuhet se prokurori Ocampo beson se popullaritetit i zotit Bashir do të dëmtohej nëse pasuria e tij bëhet publike.

Zoti Bashir nuk ka bërë komente mbi përmbajtjen e dokumenteve të publikuara, por dy zyrtarë të lartë thanë sot se pretendimet e zotit Ocampo nuk janë të vërteta. Gjykata Ndërkombëtare Penale ka akuzuar udhëheqësin sudanez për krime lufte dhe gjenocis në rajonion e Darfurit në Sudan.



XS
SM
MD
LG