Lidhje

WikiLeaks tregon për korrupsion masiv në Afganistan

  • Zeri Amerikës

WikiLeaks tregon për korrupsion masiv në Afganistan

WikiLeaks tregon për korrupsion masiv në Afganistan

Qindra komunikime diplomatike të publikuara nga faqja elektronike WikiLeaks e përshkruajnë Afganistanin si një vend ku korrupsioni sundon në çdo nivel të qeverisë.

Komunikimet e nisura nga ambasada amerikane në Kabul e përshkruajnë shkallën e korrupsionit në qeverinë afgane si të tejskajshme me akuza që përfshijnë rryshfete, larje parash dhe përfitime nga tregëtia e drogës.

Dokumentat e përshkruajnë presidentin Hamid Karzai si njeri të dobët dhe të paefektshëm. Një komunikim e përshkruan ministrin e Bujqësisë Asif Rahimi si të vetmin anëtarë të kabinetit afgan të pakorruptuar.

Faqja elektronike WikiLeaks ka publikuar mijëra dokumente sekrete këtë javë duke acaruar botën diplomatike.

Dje, kompania amerikane që i siguron shërbimin elektronik WikiLeaks e hoqi atë nga shërbimi pasi faqja ishte objektiv i mijëra sulmeve kibernetike dhe kërcënonin qëndrueshmërinë e shërbimit të internetit. Faqja WikiLeaks u rishfaq pas disa orësh duke e marrë shërbimin nga një kompani sviceriane.

XS
SM
MD
LG