Lidhje

Hiqet paralajmërimi për evakuim pranë Josemiteve


Autoritetet në shtetin e Kalifornisë kanë hequr paralajmërimet për evakuim në zonën përreth Parkut të mirënjohur Kombëtar të Josemiteve, ndërsa zjarrfikësit që ndeshen me zjarret e mëdha vazhdojnë të përparojnë.

Shërbimi Pyjor amerikan tha sot se zjarrfikësit ia kanë dalë mbanë të vënë nën kontroll 80 për qind të zjarrit. Rënia e temperaturave dhe lagështia e lartë kanë ndihmuar 4100 zjarrfikësit që ndeshen me flakët në buzë të parkut.

Zjarri ka përfshirë më shumë se 96 mijë hektarë dhe mbulon rreth 960 kilometra.
Ai është më i madhi në Shtetet e Bashkuara këtë vit dhe zjarri i katërt më i madh për Kaliforninë, sipas shënimeve.

Flakët e mëdha janë ende larg zonave më të frekuentuara të Parkut Kombëtar të Josemiteve, duke përfshirë formimet e shkëmbinjve prej graniti dhe ujëvarave. Por zjarri i pyjeve ka patur ndikim tek turizmi në park.
XS
SM
MD
LG