Lidhje

Në Tiranë përurohet statuja e presidentit Wilson

  • Armand Mero

Kryeministri Sali Berisha e cilësoi Woodrow Willson-in si presidentin shpëtimtar të pavarësisë së Shqipërisë

Në Shqipëri, sot në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së vendit, për të nderuar kujtimin e presidentit amerikan Thomas Woodrow Willson, në Tiranë u përurua një statujë e tij në sheshin që mban të njejtin emër.


Kryeministri Sali Berisha e cilësoi presidentin Willson si presidentin shpëtimtar të pavarësisë së Shqipërisë duke theksuar edhe një herë se shqiptarët, në momentet më kritike për kombin e tyre kanë patur fatin të kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. AI tha se sot shqiptarët janë një komb i lirë dhe këtë liri më shumë se kujtdo tjetër ja detyrojnë krahas përpjekjeve të vetë atyre, mbështetjes përcaktuese të Shteteve të Bashkuara.

Nga ana e tij ambasadori amerikan Alexandër Arvizu citoi një pjesë nga fjalimi i presidentit Willson në vitin 1918, kur ai shpalli platformën e reformimit të politikës dhe diplomacisë botërore, duke e vënë atë mbi bazën e të drejtës së kombeve për vetëvendosje. Zoti Arvizu shprehu falenderim për nderimin dhe ruajtjen e kujtimit për presidentin Willson duke rimarrë më pas deklarimin e sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Tiranë se Shtetet e Bashkuara do të jenë për krah shqiptarëve edhe në 100 vitet e ardhshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG