Lidhje

Dimri i ashpër prek mbarë Europën


weather

weather

Bora e madhe dhe akulli kanë bllokuar rrugë dhe fshatra në shumicën e vendeve të Ballkanit

Stuhitë dhe temperaturat e ulta kanë shkaktuar dëme në shumë vende të Evropës gjatë ditëve të fundit.

Dëbora e madhe dhe akulli kanë bllokuar rrugët dhe fshatrat në një pjesë të madhe të Ballkanit, ku rreshjet kanë vazhduar për disa ditë me radhë.

Në Serbi autoritetet ndërprenë trafikun në disa rrugë për të parandaluar aksidente.

Banorë të moshuar në Kroaci janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për shkak të temperaturave tepër të ulta. Dëbora në Gjermani ka detyruar anulimin e fluturimeve dhe ka bllokuar pasagjerët në aeroporte.

Ka njoftime për viktima në disa vende në mbarë rajonin.

XS
SM
MD
LG