Lidhje

Garë e rëndësishme në Wisconsin


Në SHBA, kandidatët republikanë për president që synojnë të pengojnë biznesmenin miliarder Donald Trump të marrë emërimin e partisë, përballen me një provë të rëndësishme në zgjedhjet paraprake që po zhvillohen sot në shtetin Wisconsin.

Rivali i zotit Trump, Ted Cruz, kryeson në sondazhet e fundit në Wisconsin, dhe një humbje e zotit Trump mund të rrisë mundësitë e një kontestimi ndaj tij në kuvendin republikan që mbahet në korrik, duke krijuar përçarje brenda partisë.

Zoti Trump po bën fushatë në Wisconsin, duke shpresuar se do të kapërcejë problemet e krijuara me disa deklarata të bëra prej tij për çështjen e abortit apo për faktin që mori në mbrojtje menaxherin e fushatës, i akuzuar se përdori forcën, duke kapur për krahu një gazetare.

Në kampin demokrat, gara e sotme në Wisconsin është gjithashtu me rëndësi, sepse favoritja Hillary Clinton është prapa senatorit Bernie Sanders në sondazhet e fundit. Zonja Clinton e ka zhvendosur fokusin e fushatës, duke u përpjekur të vërë në pah kontrastin mes saj nga njëra anë dhe zotit Trump e senatorit Sanders nga ana tjetër.

XS
SM
MD
LG