Lidhje

Schauble, paketë tjetër financiare për Greqinë


Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble tha se Greqia do të ketë nevojë për një paketë të tretë financiare nga komuniteti ndërkombëtar në vitin e ardhshëm pasi t’i mbarojnë fondet nga paketa e tanishme e shpëtimit.

Ministri Schauble tha dje në një tubim politik afër Hamburgut se Athina do të ketë nevojë për një paketë tjetër ndihmash për ta shpëtuar atë nga pamundësia për të paguar detyrimet e saj financiare. Huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë kanë miratuar tashmë dy paketa ndihmash financiare prej 320 miliardë dollarësh për ta shpëtuar atë nga falimentimi.

Greqia ndodhet në vitin e gjashtë të një recesioni ekonomik dhe ka një nivel papunësie prej më shumë se 25 përqind. Qeveria ka zbatuar masat shtrënguese të kërkuara nga huadhënësit për të ulur borxhin e saj, por analistët thonë se ekonomia greke nuk ka gjasa të shënojë pëparim para fundit të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG