Lidhje

Një raport i ri e vë theksin tek hendeku gjinor


Një raport i ri i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, arrin në përfundimin se qeveritë e vendeve të ndryshme duhet të përqëndrohen më tepër tek ngushtimi i hendekut gjinor, që vazhdon t’i lerë prapa vajzat dhe gratë në fushat e arsimit, punësimit dhe biznesit.

Sipas raportit të titulluar “Ngushtimi i hendekut gjinor”, gratë kanë më pak shanse se sa burrat të ngjiten në karrierë dhe më tepër shanse t’i kalojnë vitet e fundit të jetës në varfëri. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës me 34 vende anëtare, Angel Gurri, tha se është bërë përparim në këtë drejtim, por mbetet të bëhet më tepër.

Sipas raportit, gratë në vendet e organizatës pagohen mesatarisht 16 për qind më pak se sa burrat dhe kjo diferencë zgjerohet më tepër, sa më lart ngjiten gratë në shkallët e karrierës. Mes grave që paguhen më tepër, ato marrin paga 21 për qind më të vogla se sa homologët e tyre meshkuj, thuhet në raport.

Zbutja, apo eliminimi i këtij diskriminimi mund të jetë një burim i konsiderueshëm rritjeje për ekonomitë në vështirësi, thuhet në raportin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
XS
SM
MD
LG