Lidhje

Numër i vogël femrash me profesion në shkencat ekzakte


Dy studime të reja hetojnë pse ka më pak gra në krahasim me burrat, që studiojnë apo punojnë në fushat e shkencave, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës

Dy studime të reja shqyrtojnë arsyet pse gratë në Shtetet e Bashkuara janë pak të përfaqësuara në profesionet shkencore.

Dy studime të reja hetojnë pse ka më pak gra në krahasim me burrat, që studiojnë apo punojnë në fushat e shkencave, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Shoqata Amerikane e Grave Universitare, ka hetuar materialet që ekzistojnë mbi këtë temë. Raporti i tyre i quajtur “Pse Kaq Pak?” sygjeron gjithashtu si të rrisin interesin e grave në fushat shkencore.

Ata zbuluan në kërkimet e tyre, se faktorët kulturorë dhe mjedisorë kanë një ndikim të madh. Studiuesja Kristianë Korbet tha se në disa vende, djemtë marrin më shumë pikë se vajzat në testet matematikore. Ajo tha se Islanda dhe Tajlanda janë dy përjashtime.

"Në ato dy vende, më shumë vajza se sa djem arritën të marrin deri në 99% të pikëve në matematikë. Kjo është diçka që ne përmendim në raportin tonë, kur themi se faktorët kulturorë dhe shoqërorë ndikojnë se kush arrin nivelet me të larta, dhe nëse janë vajza apo jo.”

Studimi i dytë është kryer nga Kompania Kampos, për korporatën amerikane Bayer. Ata pyetën mbi një mijë anëtare femra dhe minoritete të Shoqatës Amerikane të Kimisë, për eksperiencat e tyre. Reth 77 % thanë se nuk ka mjaft gra që punojnë në profesione shkencore, dhe kjo ndodh sepse nuk janë identifiuar apo nxitur të studiojnë këto fusha në shkollë. Drejtoresha Ekzekutive e firmës Bayer, Rebeka Lukor, tha se rezultatet e tyre ishin të ngjashme me gjetjet e studimit të kryer nga Shoqata Amerikane e Grave Universitare.

"Unë mendoj se studimi ynë tregon se kemi shumë punë për të bërë. Ne shohim se interesi për shkencat fillon që para moshës 11 vjeçare. Ne na duhen programe që mundësojnë të jemi më shumë të pranishëm para fëmijëve, që në shkollat fillore.”


Pse është kaq e rëndësishme që grate të merren me shkenca? Zonja Korbet ka një përgjigje.

"Të rrisësh diversitetin në profesione në përgjithsi jep produkte më të mira, shkencë më të mirë. Dhe zgjerimi dhe zhvillimi i forcës punëtore që merret me shkencat, është kritike për zhvilliminj ekonomik , produktivitetin dhe konkurencën e vendit.”

Zonja Lukor thotë se profesionet shkencore kanë nevojë për më tepër punëtorë dhe më shumë cilësi.

“Çështja është që të kemi më shumë njerëz të edukuar rreth shkencave. Kjo është e rëndësishme për çdo fushë apo karrierë, duke filluar që nga kontabiliteti e deri tek burimet njerëzore, kemi nevojë për njerëz që mendojnë në mënyrë analitike dhe creative, që të mund të punojnë në skuadra, dhe të adoptohen me ndryshime, dhe kjo gjë është e rëndësishme për të gjithë.”

XS
SM
MD
LG