Lidhje

Të drejtat e grave


Më 25 nëntor u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. OKB-ja thotë se dhuna me bazë gjinore është një shkelje serioze e të drejtat e njeriut dhe rrit rrezikun e infektimit me virusin HIV.

Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara mbi virusin HIV dhe Sidën – thotë se çdo orë 50 gra të reja infektohen me virusin HIV. Shumë nga këto infeksione janë të lidhura me dhunën.

Mariangela Simao (mary-angela SIM-ow) është drejtoreshë e Programit për të Drejtat, Gjininë, Garandalimin dhe Mobilizimin.


"Shumica e dhunës bazuar mbi gjininë është seksuale. Ka shumë shifra që tregojnë se shumica e dhunës kundër grave ndodh në kontekstin e dhunës intime të partnerit – dhunës brenda familjes. Dhe shumë herë ajo merr formën e marrëdhënies seksuale jo-konsensuale, që është një mënyrë e sjellshme për të thënë përdhunimin."


Zonja Simao thotë se egziston një lidhje e fortë mes dhunës mbi baza gjinore dhe përhaphes së virusit HIV dhe Sidës.

"Në disa vende me përhapje të lartë të dhunës, shohim se gratë që janë viktimë e dhunës nga partneri, e dhunës seksuale, janë 50 përqind më të prirura të kenë virusin HIV sesa gratë e tjera. Pabarazia gjinore, hendeku gjinor nuk i lejon gratë të negociojnë, përshembull për të kryer marrëdhënie të sigurta seksuale. Në se ato mendojnë se partneri i tyre ka qënë jo besnik ndaj tyre, ato nuk mund t’i kërkojnë të përdorin kondom."


Ajo thotë se shumë punonjëse seksi janë gjithashtu viktima të shpeshta të dhunës dhe nuk janë në gjendje të kryejnë marrëdhënie të sigurtë.


Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë gjithashtu se deri në 45 përqind e vajzave adoleshente në mbarë botën thonë se eksperienca e tyre e pare seksuale ka qënë e detyruar. Dhuna kundër grave përfshin abortime dhe sterilizime të detyruara.

Zyrtarët e programit të OKB-së thonë se shpesh here dhuna mbi baza gjinore apo seksuale ndodh nën maskën e kultures apo traditës.


"E drejta e grave për të jetuar të lira dhe të barabarta është e drejtë njerëzore. Ajo nuk mund të përkufizohet nga norma apo kultura të shoqërive që janë të padrejta."


Ajo thotë se fuqizimi i grave do të ndihmojë në dhënien fund të dhunës. Kjo fillon me vajzat permes edukimit dhe ndërgjegjësimit për të drejtat e tyre. Por ajo thotë gjithashtu se burrat duhet të luajnë një rol më të madh në zgjidhjen e problemit.

"Ky është një aspekt tjetër pasi kjo nuk është një betejë feminise. Ne duhet të luftojmë për drejtësi sociale për një shoqëri më të mirë. Dhe barazia gjinore është themelore për një shoqëri mëtë mirë."


Zonja Simao iu bashkua programit UNAIDS në vitin 2010. Ajo ka qënë më parë drejtoreshë e Departamentit për Sëmundjet e Transmetuara Seksualisht dhe Sidën në Brazil.
XS
SM
MD
LG