Lidhje

Greva të punonjësve në Britani dhe Francë

  • Zëri Amerikës

Në Britani dhe në Francë punonjësit kanë dalë në greva, për të kundërshtuar disa masa të forta qeveritare. Grevat që filluan dje, kanë ndërprerë transportin për miliona banorë dhe turistë në Londër e Paris dhe kanë shkaktuar mbylljen e një numri të madh shkollash. Punonjësit britanikë të transportit kanë dalë në grevë për të protestuar planet për shkurtimin e 800 punonjësve të metrosë, duke thënë se shkurtimet do të ndikonin negativisht tek siguria e publikut në një sistem metroje që zakonisht e përdorin 3 milionë persona në ditë. Në Francë, sindikatat po organizojnë greva për të kundërshtuar planet e Presidentit Nicholas Sarkosi për rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç. Zoti Sarkosi ka këmbëngulur se kjo masë është e nevojshme për balancimin e llogarive të pensioneve dhe për të ndihmuar në uljen e deficitit në rritje të vendit. Grevat zhvillohen ndërsa ministrat e financave të BE-së u takuan në Bruksel për bisedime mbi krizën e borxheve që është përhapur në mbarë Evropën dhe që preku tregjet financiare të botës në fillim të vitit.

XS
SM
MD
LG