Lidhje

Raporti i Bankës Botërore për Europën Juglindore


Banka Botërore deklaroi sot se gjatë vitit të kaluar, vetëm Shqipëria dhe Maqedonia shënuan një rimëkëmbjeje më të qëndrueshme ekonomike. Ky përfundim ishte pjesë e raportit ekonomik për Europën Juglindore. Ndërsa ekonomia e gjithë rajonit ndenji në vend apo u rrit mesatarisht me vetëm 0,2 për qind, rritja ekonomike e Shqipërisë ishte 2,1 për qind, dhe e Maqedonisë me 3,3 për qind - theksohet në raport, ndërsa vendet e tjera shënuan rënie për shkak të përmbytjeve shkatërrimtare, uljes së investimeve dhe konsumit.

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka ardhur kryesisht prej rritjes së investimeve dhe konsumit të brendshëm. Rritja ekonomike e Shqipërisë është siguruar gradualisht, duke tejkaluar luhatjet e tremujorëve nga brenda dhe jashtë vendit, duke theksuar se politika fiskale dhe pagesat e prapambetura janë forcuar, si për shembull energjia.

“Banka Botërore mbështet fuqishëm përpjekjet për të zgjidhur korrupsionin afatgjatë në sektorin e energjisë. - tha drejtorja e Bankës Botërore për Europën Juglindore, Ellen Goldstein. - Korrupsioni në kuptimin që njerëzit e përdorin energjinë dhe nuk paguajnë për të. Kjo ka të bëjë me menaxhimin e sektorit të energjisë, dhe me barazinë e qytetarëve. Tani të gjithë konsumatorët kanë të njëjtat tarifa dhe familjet e varfëra do të mbrohen. Të dyja këto masa do ta ndryshojnë gjendjen”.

Banka Botërore vërejti se kredia për ekonominë po rritet, por rritja më e shpejtë e kreditimit varet nga problemet e mëparshme. Sipas raportit, përmirësimi i ekonomisë solli një përmirësim gradual të tregut të punës. Inflacioni ka qenë vazhdimisht i ulët, ndërsa pengesë mbetet borxhi i qeverisë ndaj bankave.

Programi “Të bësh biznes 2015” e renditi Shqipërinë në një pozicion më të mirë se vitin e kaluar, porajo ka nevojë për qëndrueshmëri makro-ekonomike, qëndrueshmëri energjitike, përmirësim të qeverisjes dhe mirëmenaxhim të fondeve publike

Sa i takon Kosovës, rritja ekonomike e saj gjatë vitit të kaluar ishte 2,5 për qind, ndonëse me një rënie 0,9 më pak se një vit më parë. Raporti thekson se Serbia ka rënë në recesionin e tretë që prej krizës globale, Bosnja dhe Hercegovina është në stanjacion, rritja ekonomike e Kosovës dhe Malit të Zi janë të moderuara. Këtë vit, përvec Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, pjesa tjetër pritet të rriten me mbi 3 për qind.

XS
SM
MD
LG