Lidhje

Botërori: Argjentinë-Gjermani në finale


Kur kampionatit ndërkombëtar të futbollit po i vjen fundi, Argjentina është pozicionuar për ndeshjen e finales, pasi mundi me penallti Holandën me rezultatin 4 me 2.

Rezultati i ndeshjes së zhvilluar në një ditë me shi në Stadiumin Itaquerao të San Paulos, e ve skuadrën e Argjentinës përballë me atë të Gjermanisë ditën e dielë, më 13 korrik. Ndeshja finale zhvillohet në stadiumin Maracana të Rio de Zhaneiros.

Argjentina është kandidate për Kupën e Botës, që ajo ka patur rastin ta fitojë në vitin 1978 dhe 1986.

XS
SM
MD
LG