Lidhje

FEB: Ekonomia amerikane renditet e 7-ta për shkak të borxhit


Forumi Ekonomik Botëror thotë se Shtetet e Bashkura, vendi me ekonominë më të madhe, po humbet pikë në klasifikimin e vendeve me konkurruese në botë, pasi udhëheqësit politikë nuk kanë arritur të zgjidhin problemin e borxhit në rritje dhe të deficitit të shpenzimeve buxhetore.

Të mërkurën, një ditë pasi Uashingtoni njoftoi se borxhi i tij kishte arritur shifrën rekord prej 16 trilionë dollarësh, Forumi Ekonomik Botëror, me seli në Gjenevë, tha se Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë të jenë një vend me një shkallë të lartë krijuese, por shtoi se drejtuesit e biznesit janë të shqetësuar nga mungesa e besimit të publikut tek udhëheqja politike dhe nga “perceptimi i publikut se qeveria nuk është e efektshme”.

Shtetet e Bashkuara ranë dy vende dhe renditen të shtatat në klasifikim. Ky është viti i katërt që ato vazhdojnë të bien sipas kësaj ankete vjetore. Ekonomisti kryesor i Forumit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara kanë dobësi serioze që minojnë frymën konkurruese të biznesit.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, Zvicra është në krye të listës së 144 vendeve, për të katërtin vit radhazi, për skak të sistemit të shkëlqyer arsimor dhe shpenzimve të larta të kompanive për kërkim dhe zhvillim.

Shqipëria rendiet e 89 në listë, duke shënuar rënie nga viti i kaluar që renditej e 78.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG