Lidhje

Ngadalësim i ekonomive të mëdha


Një raport i ri sinjalizon se shumica e ekonomive të mëdha të botës me përjashtim të Brazilit do të ngadalësohen në muajt e ardhshëm.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), njoftoi sot se treguesi i saj kryesor i aktivitetit ekonomik në 34 vendet e zhvilluara pësoi rënie nga prilli në maj. Ky tregues që njihet si barometër i besueshëm flet për ngadalësime edhe më të mëdha për ekonomitë në zhvillim në Kinë, Indi dhe Rusi, duke përjashtuar Brazilin, ku do të ketë rritje.

Në përgjithësi, OECD thotë se treguesit të saj flasin për një ngadalësim të aktivitetit në ekonomitë kryesore të botës.
XS
SM
MD
LG